Ballina Aktualitet Kapet 1 ton kokainë në kuti bananesh në Gjermani, ka shqiptarë mes...

Kapet 1 ton kokainë në kuti bananesh në Gjermani, ka shqiptarë mes 12 të arrestuarve

Një sasi e madhe kokaine është kapur në Gjermani, ku protagonistë janë sërish shqiptarët.

Policia gjermane ka raportuar se është shkatërruar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, ku kanë rënë pranga 12 persona, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Sipas informacioneve papaprake, sasia e drogës është trafikuar drejt Gjermanisë përmes kutive të bananeve.

Nga hetimet e policisë gjermane rezultan se ky grup ndërkombëtar ka trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook