Ballina Aktualitet Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, “Rapiscan” i merr meritën policisë:...

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, “Rapiscan” i merr meritën policisë: U zbulua falë sistemit tonë

Kompania e skanimit të automjeteve në portin e Durrësit, Rapiscan ka dalë me një reagim zyrtar, ku sipas saj thuhet se sasia rekord e drogës u kap falë sistemit të skanimit të përdorur prej saj.

OSI Systems njoftoi sot se Dogana dhe Policia e Shtetit mundën të sekuestronin sasinë e kokainës të kontrabanduar në Shqipëri, falë programit të skanimit.

“Kokaina e fshehur në një dysheme falso të një dërgese u zbuluan nga sistemet e skanimit të Rapiscan Eagle që operuara nga dega e kompanisë në Shqipëri”, njofton në një deklaratë kompania.

Policia e Shtetit e Shqipërisë e vlerësoi drogën rreth 220 milionë USD.

“Sekuestrimi i 27 shkurtit në Shqipëri shton rekordet solide të programeve tona të shërbimit të integruar”, shtoi OSI.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook