Ballina Aktualitet Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, reagimi i Vasilit: DEA të...

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës, reagimi i Vasilit: DEA të stacionohet në Shqipëri

Pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në Durrës, ka ardhur dhe reagimi nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur përmes një statusi në “Facebook”, se pas kapjes së sasisë prej 613 kilogramëve kokainë, ‘DEA amerikane duhet të stacionohet në Shqipëri’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

DEA të stacionohet në Shqipëri

Kapja e sasise shokuese te kokaines eshte prove e kthimit te shqiperise ne vend shume te rrezikshem te trafikut nderkombetar te drogave te renda dhe i krimit te organizuar.

Roli i partnereve nderkombetare i pacmueshem

Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot.

Ne SHBA kemi kerkuar qe DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Riperserisim sot me force qe DEA duhet patjeter te stacionohet ne Shqiperi pasi droga dhe krimi i organizur ne Shqiperi eshte bere rrezik kombetar dhe rajonal dhe koha nuk pret me perpara se te jete shume vone.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook