Ballina Aktualitet Kapja e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, sekuestrohen miliona lekë...

Kapja e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, sekuestrohen miliona lekë nga llogaritë bankare të dy kompanive

Task Forca ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare të dy kompanive pas kapjes së 613 kg kokaine në Portin e Durrësit në fund të shkurtit.

Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook