Ballina Aktualitet Kastrati Group nënshkruan marrëveshjen me markën ndërkombëtare të hotelerisë Hyatt. Gjigandi amerikan...

Kastrati Group nënshkruan marrëveshjen me markën ndërkombëtare të hotelerisë Hyatt. Gjigandi amerikan tashmë edhe në Shqipëri

Tirana për herë të parë tashmë do të ketë hotelin më 5 yje për turizmin elitar. Kastrati Group ka bërë të mundur në këtë 6 dhjetor nënshkrimin e marrëveshjes 2-vjeçare me gjigandin amerikan të hotelerisë Hyatt Hotels Corporation, nga ku ambjentet e Mak Albania Hotel do të pësojnë ndryshime në kapacitete akomoduese sipas standarteve të larta, duke marrë kështu emrin: Hyatt Regency & Residences Tirana. 

Nëpëmjet një ceremonie nënshkrimi grupi Kastrati njoftoi bashkëpunim me markën ndërkomëtare të hotelerisë Hyatt duke përmbyllur kështu atë që mund të konsiderohet si ndër vitet më të suksesshme të turizmit në vendin tonë. Në këtë ceremoni ishin pjesmarrës gjithashtu dhe kryeministri i vendit Edi Rama, si dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit zoti Blendi Klosi.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Zëvendës Presidentit të grupit, Zotin Leonard Kastrati i cili u shpreh mëse optimist për këtë bashkëpunim si pjesë e vazhdës së gjatë të shumë të tjerave me partner ndërkombëtar dhe vendas që Grupi Kastrati ka realizuar përgjatë 27 viteve në treg.     

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

After a Hard Work Between Hyatt Hotels Corporations and Kastrati Group🍾😎🍾

A post shared by Leonard Kastrati (@kastratil) on

Fjalën e mbajtën edhe Zëvendës Presidenti i Hyatt Hotels Corporation, zoti Aoyama Takuya, zoti Blendi Klosi dhe kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, i cili e vendosi theksin te zhvillimi i turizmit shqiptar.
Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes midis Presidentit të Grupit Kastrati, zoti Shefqet Kastrati dhe Zëvendes-Presidentit të Hyatt Hotel Corporation.  

 Leonard Kastrati: “Kastrati Group nis një rrugëtim të gjatë me një nga brandet më të njohura ndërkombëtare në menaxhimin e hoteleve luksoze. Kemi gati projektin për zgjerimin e kapaciteteve të hotelit ekzistues dhe zhvillimin e vilave”.

LEXO EDHE:  Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina përplasen me njëra tjetrën, plagosen 2 persona

Takuya Aoyama: “Ne do ta bëjmë këtë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën, jo vetëm për turizmin e Shqipërisë, por për miqtë tanë”.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë ceremonisë u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për turizmin elitar si dhe për ekonominë e vendit.

Edi Rama: “Kemi qenë i vetmi vend në Europë dhe në rajon pa asnjë hotel me 5 yje. Nënshkruajmë sot me “Hyatt”-in, kjo përbën edhe një vlerë të shtuar në imazhin e vendit”.

Ndërsa Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehu entuziazmin për marrjen e kësaj pasaporte të turizmit nga vendi ynë.

Blendi Klosi: “Kjo pasaportë e standardeve më të lartë të cilësisë në turizëm vjen sot në Shqipëri”.

 

 

Falë korrektësisë dhe investimeve të suksesshme që prej vitit 2014 Kastrati sh.a. është partner ekskluziv për rajonin i gjigandit botëror të prodhimit dhe tregtimit të karburanteve, Exxon Mobil. Aktualisht kompania numëron mbi 170 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë dhe ofron cilësi të pakrahasueshme të karburanteve premium në treg. Auto Star Albania, është një tjetër histori suksesi e Kastrati Group. Kompania është krijuar në vitin 1996 dhe është i pari distributor i përgjithshëm i automjeteve në Shqipëri. Që nga viti 2000, Kastrati Group është i pranishëm në projektet e zhvillimit dhe menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Nëpërmjet shoqërisë Kastrati sh.a. ka projektuar dhe realizuar një sërë objektesh residenciale dhe komerciale të standardeve më të larta në Durrës dhe Tiranë.

Hyatt Hotel Corporation është një rrjet ndërkombëtar hotelerie, i cili numëron 14 marka hotelesh, si edhe 750 hotele në 55 vende të ndryshme në 6 kontinente. 

 Hyatt Regency & Residences Tirana është vizioni i qartë për turizmin elitar, ku me këtë marrëveshje Tirana bëhet kryeqyteti i katërt në Evropën Juglindore që bashkëpunon me brandin prestigjoz amerikan.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje adoleshentin