Ballina Aktualitet Kastriot Myftaraj: Si u tjetërsua qëllimisht mesazhi i Kryeprokurorit italian të Antimafias

Kastriot Myftaraj: Si u tjetërsua qëllimisht mesazhi i Kryeprokurorit italian të Antimafias

Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, gazetari i njohur investigativ, Kastriot Myftaraj ka pasur në fokus vizitën e fundit të kreut të Antimafias italiane, Federiko Cafiere de Raho.

Sipas Myftarajt, mesazhi i kryeprokurorit të antimafias u tjetërsua qëllimisht/

Nga Kastriot Myftaraj
Shqipërinë e vizitoi prokurori antimafia i Italisë, Federiko Cafiere de Raho. U thanë mjaftueshëm gjëra sa u ngrit një prokuror i famshëm italian 66 vjeç burrë nga ana tjetër e Adriatikut erdhi në Tiranë dhe dha një mesazh që do ti përcillej dhe publikut në një mënyrë apo tjetër.

Nga kjo ngjarja kam kapur një detaj. Në njoftimin për mediat prokuroria e përgjithshme e Shqipërisë, partneri i drejtëpërdrejtë i prokurorisë antimafia italiane, nga të gjitha fjalët që u thanë në atë bisedë, u veçua vetëm kjo fjali.

“Italisë i janë dashur dhjetra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze Ndragheta”.

Kjo fjali u veçua, veçimi i kësaj fjalie në ligjeratë të drejtë nga gjitha ato gjëra që tha kryeprokurori antimafia nuk është e rastësishme.

Kur ti nxjerr një njoftim për shtyp, mesazhi jot është i llogaritur për të goditur në mendjen e publikut me atë që është më e rëndësishme dhe aty ku konsiston bashkëpunimi.

Kur prokuroria jonë veçon këtë fjali, i bie sikur Shqipëria duhet me dhjetra vjet të merret me studime. Prokuroria e përgjithshme dhe ato strukturat e tjera që do të ngrihen, Byroja Komëbtare e Hetimit dhe SPAK-u për dhjetra vjet duhet të merren me studime. Në fakt nuk është ky mesazhi i kryeprokurorit italian, ai ka thënë dhe gjëra të tjera por mesazhi është tjetrësuar me një djallëzi të madhe.

Krijohet përshtypja sikur mes Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë dhe prokurorisë Antimafia të Italisë paska një bashkëpunim të llojit të Instituteve Studimore, të OJF-ve. Do të bashkëpunojmë tani, për dhjetra vjet ta studiojmë krimin e organizuar shqiptar në grupet kriminale. Arta Marku është 41 vjeç, dhjetra vjet i thonë të dalë në pension ajo. Të vazhdojë dhe kush do ta zëvendësojë atë dhe ndoshta kemi mbaruar punë me studimin.

LEXO EDHE:  Kastriot Myftaraj flet për "misteret" e Merkel: Lidhja e "zonjës së hekurt" me Shqipërinë, çfarë pritet të ndodhë...

Italisë vërtet i janë dashur dhjetra vjet për ta bërë këtë gjë por nuk duhet të harrojmë që pjesa më e madhe e këtyre dhjetra viteve i takon kohës së luftës së ftohtë, gjysmë shekullit të luftës së ftohtë, kur mafia dhe organizatat e tjera kriminale kishin mbrojtje politike sepse ishte rreziku sovjetik, rreziku komunist. Këto siguronin vota për partitë antikomuniste në pushtet, partitë kundër ndikimit rus në Itali, partitë aleate të SHBA-ve që mbanin vendin në NATO dhe në këmbim tolerohej ekzistenca e këtyre organizatave kriminale.

Kjo është një histori e njohur tani, është e pranuar si nga Italia me vendime gjyqësore por është e pranuar zyrtarisht dhe nga SHBA, partneri kryesor i Italisë. Kanë dalë dokumente që është një histori e mbyllur, shumë njerëz janë dënuar për këto gjëra, shumë njerëz kanë paguar me kokë duke u vrarë. E kam fjalën për politikanët që kanë përfituar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook