Ballina Aktualitet “Kemi parë tmerr me sy”, dëshmitari i sherrit mes të “fortëve” në...

“Kemi parë tmerr me sy”, dëshmitari i sherrit mes të “fortëve” në Dhërmi: Të shtëna armësh dhe gjak kudo, ngjante me një akt terrorist

Një sherr banal i cili degjeneroi me të shtëna armësh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dhërmi në lokalin “Havana”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke publikuar mesazhin e turistit dixhital, i cili tregon se gjithçka ishte si një ngjarje terroriste.

Berisha shkruan se policia po thithte hashash ndërkohë që terrori, të shtënat e armëve dhe gjaku mbulon lokalin “Havana” në Dhërmi. 

Statusi i Sali Berishës:

Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash!

Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne Havana club ne dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur.kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur. Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore . Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet! Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”

LEXO EDHE:  VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook