Ballina Aktualitet Kërcënoi gjyqtaren, ekstradohet nga Londra 36-vjeçari shqiptar

Kërcënoi gjyqtaren, ekstradohet nga Londra 36-vjeçari shqiptar

Ekstradohet nga Londra 36-vjeçari Alban Beshiri, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare pasi kërcënoi një gjyqtare në Tiranë.

Arsyeja se përse 36-vjeçari kanosi gjyqtaren ishte pasi ajo po gjykonte një çeshtje në ngarkim të Beshirit për dhunë në familje.

“Nga data 18 korrik 2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese”, informon policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Interpolit u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. B, 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.

Shtetasi A. B, është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook