Ballina Aktualitet Koço Kokëdhima: “Shëndetësia falas” e Rilindjes ka rënë në koma

Koço Kokëdhima: “Shëndetësia falas” e Rilindjes ka rënë në koma

SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka postuar një status në Facebook ku ka ironizuar qeverinë për shërbimin që ofron në shëndetësi.

Koço Kokëdhima e ka nisur postimin me fjalinë “Shëndetësia falas e Rilindjes ka rënë në koma”.

Ai bën me dije se mjekët e larguar nga QSUT u poshtëruan dhe u nxorrën nga sistemi shëndetësor pasi kundërshtuan dhe nuk i shërbyen me servilizëm pushtetit të Ramës.

“Kjo është ‘Shëndetësia falas’ e Rilindjes së Edi Ramës. Kjo është rruga e shkatërrimit përfundimtar të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri, për llogari të disa klientëve të qeverisë që i dhanë goditjen vdekjeprurëse shëndetësisë shqiptare.” shprehet ndër të tjera kreu i partisë ZGJIDHJA.

Kokëdhima shprehet se partia e tij e kishte paralajmëruar se kjo situatë nuk do të vononte dhe ditë të zeza u pritnin të vinin.

Postimi i Koço Kokëdhimës:

“Shëndetësia falas” e Rilindjes ka rënë në koma
Mjekët e Urgjencës së QSUT-së në Tiranë dhanë sot dorëheqjen kolektive. Në memon e drejtuar autoriteteve ata shprehen se nuk mund të punojnë më në kushte çnjerëzore dhe joprofesionale, ku e ka zhytur shëndetësinë Rilindja e Edi Ramës. Protesta e tyre është e padëgjuar. Gjendja ku ndodhet shëndetësia është vërtetë e jashtëzakonshme. Njerëzit e shëndetësisë, sidomos, prej vitit 2013, punojnë në kushte tepër të vështira. Në krye të spitaleve, pavioneve dhe reparteve, janë vënë profanë, që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetësinë, por dinë të bëjnë vetëm tendera, të vjedhin nga supa e spitalit, pastrimi, ilaçet, pajisjet mjekësore deri te aparaturat e shtrenjta.
Profesionistët e vërtetë janë vënë nën urdhërat e Rilindjes, ndërsa ata që kundërshtuan dhe nuk i shërbyen me servilizëm pushtetit të urryer të Edi Ramës, u linçuan, poshtëruan dhe nxorrën nga sistemi shëndetësor. Qindra mjekë dhe intermierë nga më të mirët, të rinjtë e talentuar janë larguar nga Shqipëria dhe punojnë në Gjermani, apo vende të tjera të Perëndimit ku shohin të ardhme personale dhe profesionale. Shumë të tjerë janë drejt kësaj rruge. Spitalet rajonalë kanë mbetur pa personel dhe pacientëve u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të mëdha për të marrë shërbimet shëndetësore, për të mos folur për qendrat shëndetësore të fshatrave të cilave nuk u kanë mbetur më as godinat.
Kjo është “Shëndetësia falas” e Rilindjes së Edi Ramës. Kjo është rruga e shkatërrimit përfundimtar të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri, për llogari të disa klientëve të qeverisë që i dhanë goditjen vdekjeprurëse shëndetësisë shqiptare. 
ZGJIDHJA e kishte paralajmëruar se kjo ditë e zezë nuk do të vononte. Koncesionet vrastare të Ramës, Beqja-s dhe lubive të tjerë të fondeve publike, çuan qindra milionë euro për “Check Up”, laboratorë, sterilizime aparaturash dhe lloj-lloj marifetesh të tjera për të grabitur buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Koncesionet do të shtohen dhe vijojnë edhe në 2018-ën dhe Rilindja i mbron fort ato, sepse halli i saj nuk është ruajtja e shëndetit të popullit, por sigurimi i miliona eurove përmes vjedhjes me koncesione.
ZGJIDHJA në pushtet do ta zhbëjë këtë qeverisje gjakatare dhe mizore që prej vitesh luan me jetët e shqiptarëve, nëpërkëmb e poshtëron profesionistët e ndershëm që i kushtuan gjithçka shëndetit të popullatës. 
ZGJIDHJA do t’i anulojë pa mëshirë koncesionet e Saliut dhe të Ramës që e çuan shëndetësinë shqiptare në dështim të plotë. Zgjidhja do të thërrasë në detyrë të gjithë ata specialistë të mirë e të ndershëm të Shqipërisë që janë detyruar të braktisin spitalet dhe atdheun tonë. Ata së bashku me doktorët e infermierët që punojnë me përkushtim në Shqipëri janë shpresa për ringritjen e sistemit shëndetësor. Kjo elitë e ndyrë drejtuese vrau besimin dhe shpresën se ky vend mund të bëhet. Ajo meriton ta përmbysim e shporrim nga pushteti. 
ZGJIDHJA e di shumë mirë se po vjen momenti i reagimit të madh. Pas qetësisë së rreme po vjen stuhia. Ne do e udhëheqim popullin shqiptar drejt aksionit gjithëpërfshirës për përmbysjen historike të kësaj elite politike tradhëtarësh dhe kusarësh, për rrëzimin e kësaj qeverisje të ndyrë, të diskredituar dhe antipopullore. 
ZGJIDHJA është sot më shumë se kurrë pranë e në mbështetje të qytetarëve të Shqipërisë që kanë aq shumë nevojë për shërbime shëndetësore të besueshme dhe profesionale, është pranë dhe në mbështetje të mjekëve dhe personelit tekniko-administrativ të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, të cilët ndihen të braktisur, të poshtëruar, të sulmuar, të rezikuar dhe të tradhëtuar nga qeveria e tyre!
ZgjidhjaPërShëndetësinë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprak“Kukulla” arreston trafikantët shqiptarë, Balla dhe Kërtusha bënin “ligjin” në Itali
Artikulli tjetërBayern Munchen merr “hak” ndaj PSG, 4 gola në Alianz Arena, ja kush janë autorët