Ballina Aktualitet Kokaina në Maminas, reagon Vasili: Prokuroria të hetojë peshkaqenët, jo cironkat e...

Kokaina në Maminas, reagon Vasili: Prokuroria të hetojë peshkaqenët, jo cironkat e lëna enkas

Vetëm pak ditë pas sekuestrimit të sasisë rekord të kokainës, ka ardhur një tjetër reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të zbardh faktin se pse “pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas”.

Postimi i plotë:
Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshëm për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokainë apo 180 milionë euro dhe devijimit të vëmendjes drejt cironkave, që e lënë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi këtë Arbër Çekën të ikte nga Shqipëria kur kish dyshime, precedentë, etj etj…

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas

Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes një prokurorie që lufton pa kompromis drogën, që godet peshkaqenët dhe jo cironkat, dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj.

LEXO EDHE:  Miratimi i pr.ligjit për shembjen e Teatrit, Vasili: Është manipuluar votimi, të anulohet (Foto)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook