Ballina Aktualitet Kokaina në port/ Hetohen imtësisht edhe 2 kontenierë të “Arbri-Garden”, zbulohet lidhja...

Kokaina në port/ Hetohen imtësisht edhe 2 kontenierë të “Arbri-Garden”, zbulohet lidhja e kreut të firmës me Tahirin

Policia ka nisur hetimin me imtësi të dy kontenierëve të tjerë të firmës “Arbri-Graden”, pas kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

Sipas të dhënave, policia ka nisur kontrollin e ngarkesave të tjera të kësaj firme, kaluar nga Porti i Durrësit.

Gjatë ushtrimit të këtij kontrolli në ambientet e “Arbri-Garden”, policia ka bërë të mundur arrestimin e administratorit të kësaj kompanie, Donald Lushaj, 25 vjeç, i lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, si dhe shoferin që mori ngarkesën në portin e Durrësit, Armando Pezaku, po ashtu 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Sipas ekstraktit të QKR, kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas, me pronar Arbër Çekaj, është regjistruar në datën 3 maj 2012. Aktiviteti i saj është import-eksport, prodhim dhe tregtim i artikujve të ndryshëm, ndërsa deklaron se ka një kapital prej 20 milionë lekë. 

Arbër Çekaj, i shpallur në kërkim, lidhur me 613 kg kokainë, e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Maminas, në magazinat e firmës “Arbri Garden”, rezulton i hetuar nga policia edhe në vitin 2015 me akuzën e Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale, referuar nenit 287 të Kodit të Proçedurës Penale.

Burime konfindenciale bëjnë me dije, se ky shtetas ka qenë nën hetim policor në periudhën shtator-tetor 2015, kohë kur në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë Sajmir Tahiri.

Hetimet e policisë, sipas burimeve, kanë nisur pasi ka pasur informacione mbi shuma të mëdha që janë transferuar në emër të tij, gjë që ka bërë që policia të ketë dyshime lidhur me aktivitetin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Krim brenda familjes/ Vrau nipin me thikë, policia arreston xhaxhain (EMRI)