Ballina Aktualitet Komisioni Europian do të nisë disbursimin e fondeve për TAP

Komisioni Europian do të nisë disbursimin e fondeve për TAP

Komisioni Europian do të japë fonde me vlerë mbi 14 milionë euro për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

“TAP përfitoi 14 milionë euro në vitin 2017 pas thirrjes së Instrumentit të Bashkimit Europian 2016 (CEF). Të gjitha marrëveshjet e granteve janë nënshkruar nga Agjencia Ekzekutive e Inovacionit dhe Rrjeteve (INEA) dhe përfituesi. Fondet do të shpërndahen në përputhje me programin e parashikuar”, – deklarojnë burimet e KE-së.

Përfituesi i fondeve është konsorciumi i TAP AG. Këto fonde do të përdoren për hetimet arkeologjike, për shkak se objektet me vlerë do të duhen të inventarizohen, si dhe gërmimet të mos i dëmtojnë ato, ndërkohë që implementohet ndërtimi.

Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord në shkurt 2017 mbi propozimin e Komisionit Europian për të investuar 444 milionë euro në projekte prioritare të infrastrukturës europiane të energjisë. Gjithsej 18 projekte u zgjodhën për financim dhe TAP ishte në mesin e projekteve përfituese.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP. Përveç BERZH, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë edhe shpërndarjen e 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt.

TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE-së.

Tubacioni do të lidhet me Gazsjellësin anadollian TANAP, në kufirin turko-grek, më pas do të drejtohet përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, para se të vijnë në breg, në jug të Italisë.

TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (nga ku 550 kilometra i ka Greqia, Shqipëria 215 kilometra, deti Adriatik 105 kilometra dhe Italia 8 kilometra).

Aksionerët e TAP janë të përbërë nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakKeni simptoma të diabetit? Zieni gjethet e këtij fruti dhe nuk do të keni më nevojë për ilaçe!
Artikulli tjetërValixhja auto-ndjekje, ka aftësi të identifikojë pronarin e saj