Ballina Aktualitet Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Salianji: Vettingu duhet të nisë nga Xhafaj

Komisioni për Sigurinë Kombëtare/ Salianji: Vettingu duhet të nisë nga Xhafaj

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshën, Fatmir Xhafaj ka prezantuar draftin për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së, në Ministrinë e Brendshme (Vetting-u)”.

Gjatë fjalimit të Xhafajt, fjalën ja ka ndërprerë deputeti PD-së, Ervin Salianji i cili tha se vettingu duhet të nisë më parë nga ministri i Brendshëm.

Xhafaj i’u kundërpërgjigj duke i thënë se nëse bëhet vetting për politikanët ai është i gatshëm.

Salianji: 1- Vettingu duhet të nisë nga Xhafaj. Ligji për Vetingun e policisë jo vetëm që është i mirëpritur por është i vonuar. Ka pasur iniciativë qe në qeverisjen e Partisë Demokratike të cilën ju nuk e përfillët për 5 vjet. Sot që po behet vettingu, kontrolli profesional, kontrolli i pasurisë dhe kontrolli i lidhjeve me persona me lidhje kriminale të çdo punonjësi te policisë se shtetit, pse nuk keni përfshire edhe kontrollin e Ministrit te Brendshëm dhe me pas edhe te gjithë politikes 2- Në relacion qeveria thotë që nga vlerësimet e jashtme te misioneve të specializuara ndërkombëtare të asistencës policore kundërshtojnë rezultatet e vlerësimit që vete Ministria e Brendshme bën. Pse nuk i keni dhënë rol ekzekutiv misioneve ndërkombëtarë, apo FBi, antimafias italiane etj kur fakti është ky qe ju e pranoni dhe kur vetëm prej partnereve kemi hetime dhe te dhëna për kriminalitetin. 3- Ju po uzurponi kompetencat e një institucioni të pavarur si ILDKP për ti kaluar tek ju si qeveri siç e keni bere në fakt. 4- Thoni që legjislacioni në fuqi nuk parashikon mjete apo procedura kontrolli që mund të quhen efektive. E pranoni që ne 5 vite qeveria ka dështuar të kontrolloje lidhjet e policisë me krimin dhe përfshirjen e qeverisë me kriminelët. Po e amnistoni qeverinë me këtë duke mos e ngarkuar me përgjegjësi? Thoni që niveli i sigurisë është i ulet, për arsye të mosndeshkueshmerise se personave realisht përgjegjës, kapaciteteve të ulëta në radhët e punonjësve që bëjnë kontrollin e territorit dhe që ka dështuar sistemi i karrierës dhe i gradimeve, emërimet e personelit të policisë etj. Keni pranuar ato që ne si PD i kemi thënë për më shumë se 4 vjet. Mendoni se ju që e krijuat këtë gjendje do të bëni të mundur kontrollin duke qene se në këtë ligj kontrollin do e bëjë qeveria me ndikim të fortë politik.

LEXO EDHE:  "Kur nuk bën opozitë nuk e gjen veten në lista, koha e qylit mbaroi", Ervin Salianji komenton për herë të parë listat e PD

Fatmir Xhafaj: Unë jam i gatshëm që të vetohem kur të vetohet gjithë klasa politike. Ne kemi marrë mendimin e ILDKPI.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook