Ballina Aktualitet Konflikti për kullotën e bagëtive, vlonjati i pret gishtin të riut

Konflikti për kullotën e bagëtive, vlonjati i pret gishtin të riut

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku pas një konflikti një i moshuar i ka prerë gishtin e dorës një të riu.

Ngjarja është shënuar një ditë më parë në Vlorë, ku dhe është bërë arrestimi i të moshuarit.

Si pasojë e një konflikti për kullotën e bagëtive, 70-vjeçari ka prerë gishtin e dorës së një të riu.

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka arrestuar për akuzën e ‘plagosjes së rëndë me dashje’, shtetasin Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.

Është kryer arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi një ditë më parë në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës 37-vjeçarit me inicialet F. B., i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës ndaj të dy personave, për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook