Ballina Aktualitet Kontrabandonte mallrat, prangoset 31-vjeçari në Qafë-Morinë,

Kontrabandonte mallrat, prangoset 31-vjeçari në Qafë-Morinë,

Arrestohet ditën e sotme shtetasi 31-vjeçar me iniciale B.K nga forcat e policisë në Qafë-Botë, Kukës.

Burimet e policisë thanë se 31-vjeçari po kontrabandonte mallra pa dokumentat përkatëse.

31-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij “Volkswagen Caddy” ku kishte të ngarkuara mallra të ndryshme, ku dyshohet se janë kontrabandë.

Ai akuzohet për veprën penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Njoftimi i policisë:

Qaf-Morinë- Kukës.

Goditet një rast kontrabande mallrash.

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Kufitare.

Më datë 09.11.2017, në vijim të punës për goditjen kontrabandës së mallrave, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Sektorit për Hetimin në DVKM Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE:  Arratiset i dyshuari për vjedhjen e të dhënave të Bitcoin, udhëton në avion me Kryeministrin....

-B. K. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i planit të Patës”, rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë shtetasi B. K., me automjetin tip  “Volkswagen CADDY”, ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Kenal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook