Ballina Aktualitet Korçë/ Niset të konvertojë paratë, emigrantit i grabisin 15.000 euro

Korçë/ Niset të konvertojë paratë, emigrantit i grabisin 15.000 euro

Një super grabitje ka ndodhur ditën e sotshme në mes të Korçës. Një emigrant i cili ishte kthyer nga Greqia ka shkuar në pazarin e Korçës pasi i duheshte të këmbente një shifër të madhe eurosh në lek në një pikë këmbimi por teksa po shkonte atje atë e kanë grabitur persona ende të paidentifikuar.

Grabitësit i kanë marrë çantën ku kishte paratë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Burime pranë policisë shprehen se emigranti ka deklaruar se shuma e grabitur është 15 mije euro. Policia po punon për identifikimin e autorit