Ballina Aktualitet Korrupsioni me pronat në Ishëm dhe Gjiri i Lalzit/ ja vendimi i...

Korrupsioni me pronat në Ishëm dhe Gjiri i Lalzit/ ja vendimi i dhënë nga gjykata për 4 të arrestuarit…

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën e arrestit me burg për dy nga 4 të arrestuarit me akuzën e abuzimit me tokat në Ishëm dhe në Gjirin e Lalzit. 

Ish-Kryetari i komunës së Ishmit, Sulejman Ibrahimi, dhe ish-përgjegjësi i zyrës së Bujqësisë, Enver Shima, sipas vendimit të gjykatës do të qëndrojnë në burg, ndërsa për sekretaren e arkivës Ornela Shëmlikaj u dha masa “detyrim paraqitje.

E njëjta masë sigurie u dha edhe për ish-punonjësen te Urbanistika, Shpresa Merdita.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë, Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës njofton se pas një hetimi të bërë nga ky institucion në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.

LEXO EDHE:  Tragjike! U nxor në gjendje të rëndë në breg te Gjiri i Lalzit, humb jetën në spital18-vjeçari

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook