Ballina Aktualitet Kosovë, ndalohet dhurimi i gjakut për komunitetin LGBT

Kosovë, ndalohet dhurimi i gjakut për komunitetin LGBT

Komunitetit LGBT, i është ndaluar dhurimi i gjakut në kuadër të javës së dhurimit të Gjakut.

Shkak për këtë është bërë një pyetësor, i cili ua ndalon dhurimin e gjakut kësaj kategorie të shoqërisë.

Në të thuhet se “ju nuk duhet të dhuroni gjak asnjëherë nëse keni marrëdhënie intime me personin e gjinisë së njëjtë”.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT reaguan duke e cilësuar diskriminim.

Ndërkaq, drejtoresha e transfuzionit të gjakut Bukurie Raqa Zhupi, tha se ky formular është krijuar në bazë të standardeve evropiane.

“Këto largime të përkohshme ose të përhershme nga dhurimi i gjakut bëhen në bazë të direktivës së Bashkimit Evropian, në bazë të cilit edhe është krijuar ky formular”.

Ajo thotë se këta persona kanë gjasa shumë më të mëdha se personat tjerë për të bartur viruse të ndryshëm përfshirë edhe virusin HIV.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook