Ballina Aktualitet Kreu i OMONIA-s reagon për çështjen e “Kacitfas” : Shteti shqiptar të...

Kreu i OMONIA-s reagon për çështjen e “Kacitfas” : Shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën

Ka kaluar një muaj që pas vrasjes së minoritarit grek, Kostantinos Katcifas në Bularat, çështje  për të cilën kreu i OMONIA-s në korçë reagoi sot në një prononcim për mediat.

Ligoraq Karamelo e cilësoi vrasjen e 35-vjeçarit, si të shëmtuar dhe tragjike,  dhe kërkoi nga shteti shqiptar zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Ndër të tjera Karamelo kërkoi që ministria e Brendshme dhe e Jashtme të japë një shpjegim për shpalljen non grata të eurodeputetes greke, Eleni Theocharous dhe 52 shtetasve të tjerë. 

“Vrasja e Kacifas  është një ngjarje tragjike dhe e shëmtuar, kërkojme nga shteti shqiptar të zbardhet e vërteta. Policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, duhet transparencë për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja.

Kërkojme sqarime nga ministria e Brendshme dhe e Jashtme, për vendimin ekstrem të shpalljes non grata te eurodeputetes qipriotes, Theocharos dhe 52 personave të tjerë.  Mes të shpallurit non grata, kishte edhe qytetare me shtetesi shqiptare, minoriteti grek në Shqipëri të bashkohet dhe ndërgjegjësohet.

Minoriteti të mos i sherbejë interesave politike te maxhorancës, që po krijon një klimë të papranueshme dhe po përhap panik mes minoritareve. Të zbatohen konventat ndërkombëtare, që garantojnë të drejtat e minoritetit”, u shpreh ai.