Ballina Aktualitet Krim në familje/ Burri godet gruan me sende të forta dhe e...

Krim në familje/ Burri godet gruan me sende të forta dhe e lë të vdekur (Emri)

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 42-vjeçar ka ekzekutuar bashëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 15 të qytetit.

Burime policore bënë me dije se 40-vjeçarja ka shkuar e lënduar në kokë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, 40-vjeçarja Ardiana Shaholli ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën  e Spitalit Rajonal Durrës  ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia Ardiana Shaholli. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Çlirim Shaholli. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook