Ballina Aktualitet Krimet e pasionit/ Tronditën mbarë opinionin publik, historitë e femrave që u...

Krimet e pasionit/ Tronditën mbarë opinionin publik, historitë e femrave që u vranë nga ish-partnerët

Krimet e pasionit kanë tronditur shpesh herë opinionin publik shqiptar, ku rasti më i freskët ishte ngjarja e djeshme ku një 31-vjeçar vrau ish-të dashurën dhe më pas veten.

19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u vra nga ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, (i divoruar dhe baba i një djali), vetëm se ajo kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të.

Por a është Xhuljeta e vetmja femër që u vra mizorisht nga ish-partneri i saj? Teksa risjellim disa histori tragjike, fundi ka qenë i njëjtë, gra të vrara vetëm se refuzuan ‘dashurinë’.

‘BalkanWeb’ sjell si më poshtë disa nga historitë tragjike.

21 janar 2018
Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme si ajo e djeshmja në Don Bosko ishte dhe historia e Ariela Muratit, 21-vjeçares e cila u ekzekutua me pistoletë nga Aldison Beluli, i cili u vetëvra. Murati u vra vetëm se nuk kishte pranuar që të lidhje me të riun, i cili prej shumë kohësh e kishte përndjekur dhe kërcënuar me jetë.

31 gusht 2017
Një tjetër fund i hidhur ishte edhe ai i gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, pas tentativave të këtij të fundit për t’u ribashkuar. 39-vjeçarja u ekzekutua në makinën e saj, ndërsa qëlloi për vdekje me plumb në kokë nënën e dy fëmijëve të tij. Ngjarja tragjike u shënua në 31 gusht të vitit të kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

3 dhjetor 2016
Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua në Fier, ku Ferdinand Rukaj hodhi nga dritarja Liljana Rukajn, duke i marrë asaj jetën. Krimi në fjalë ndodhi pasi 43-vjeçarja kishte kërkuar divorcin pas dhunës që bashkëshorti i saj ushtronte.

11 shkurt 2017
Një tjetër krim makabër u regjistrua një vit pas vrasjes së Liljana Rukajt, ku viktimë e radhës ishte Ermira Dushi. Kjo e fundit u vra nga Drini Derveni, i riu nga Fieri që i dha fund edhe jetës së tij. 29-vjeçarja ishte e martuar me dikë tjetër dhe me Drinin kishte lidhje jashtëmartesore por i kërkonte që të ndaheshin. Teksa nuk pranonte refuzimin e saj, Drini vrau në makinë në Ngurrëz të Lushnjës.

LEXO EDHE:  Ja 5 fakte interesante për karakterin e femrave që të gjithë duhet t’i dinë

19 qershor 2016
Opinioni publik në qershor të 2016 u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku 34-vjeçari Mikel Xhiko vrau me thikë gruan e tij Yllka. Pas krimit, ai goditi edhe veten disa herë në bark, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital. Shkak i krimit ishte xhelozia.

15 gusht 2016
Një tjetër krim i rënd u regjistrua edhe në Golem, ku Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau 27-vjeçaren Jonida Canaku, me të cilën kishte pasur një lidhje jashtëmartestore. Pak ditë pas krimit ai u vetëvar në shtëpinë e tij, ku iu gjetën edhe disa letra ku pranonte autorësinë e krimit. Krimi i pasionit ndodhi pasi 65-vjeçari dyshonte se e dashura e tradhtonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook