Ballina Aktualitet Krimi ka kapur pushtetin, kjo është thjesht maja e ajsbergut, flet Fatos...

Krimi ka kapur pushtetin, kjo është thjesht maja e ajsbergut, flet Fatos Lubonja

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka shprehur mendimin e tij, pas situatës dramatike që po mbizotëron vendin tonë.

Lubonja ka komentuar rreth çështjes Tahiri ku thotë që është vetëm maja e ajsbergut, por që i përcjell një mesazh qytetarëve se duhet ti kushtojnë vëmëndje dhe katastrofat që i kanosen vendit.

Kjo është thjesht maja e ajsbergut e një situate dramatike. Krimi dora-dorës ka kapur dhe pushtetin. Ka kapur një pikë kulminante si rasti Tahiri, ku maksimumi mund të jetë mbrojtësi i një bande dhe minimumi anëtar i saj.

Ajo që mundoj unë se mungon është se ne jemi përqendruar te problemi ka prova s’ka prova. Këtu po vritet të rinj dhe të gjithë jemi përgjegjës.

Intelektualët që heshtin dhe nuk thonë një fjalë, janë kthyer në ushtarë të Habilajve.

Këtu duket se loja për pushtet është gjithçka. Për katastrofat që i kanosen vendit nuk do t’ia dijë njeri. Kemi fëmijë të cilët merren me krim dhe shoqëria nuk reflekton”, tha Lubonja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook