Ballina Aktualitet Krimi në Durrës/ Vrau nënën e 6 fëmijëve, rrëfehet bashkëshorti: I ra...

Krimi në Durrës/ Vrau nënën e 6 fëmijëve, rrëfehet bashkëshorti: I ra koka në dysheme, kush do m’i ushqejë fëmijët tani

Kanë dalur detaje të reja për krimin në familje që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës, ku 42-vjeçari Çlirim Shaholli ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Adriana.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia 42-vjeçari e ka pranuar krimin duke u shprehur se në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë dhe koka i ka rënë në dysheme.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani. Kishin një sherr se kishin vapë dhe unë i thashë ngriu hap dritaren. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”– ka thënë në gjendje të rënduar burri.

Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.

Viktima ishte personi i vetëm që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.

Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën  e Spitalit Rajonal Durrës  ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia Ardiana Shaholli. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Çlirim Shaholli. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Kryeministri bën interesantin dhe injorantin nëpër Europë", reagon ashpër Petrit Vasili