Ballina Aktualitet Kriza e ujit të pijshëm në Fier po ndryshon. Rama tregon punimet...

Kriza e ujit të pijshëm në Fier po ndryshon. Rama tregon punimet që po zhvillohen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama poston një video ku tregon se po punohet fort për furnizimin normal me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit.

Në kuadër të reformës rrënjësore që ka nisur ai shprehet se e njëjta situatë do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Ramës ka ardhur koha që pasuritë tona natyrore ti kthejmë në mirëqenie e në pasuri për secilin.

Duket se në Fier mbas shumë viteve vuajtjesh për ujë situata po ndryshon ndjeshëm.

Postimi i plotë i Ramës:

“Në zonën e Fierit ku vijon puna për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm mbas shumë vite vuajtjesh e krize për ujë. Situata do të ndryshojë ndjeshëm në Fier e në të gjithë Shqipërinë, falë edhe reformës rrënjësore të nisur edhe në këtë sektor për të fituar kohën e humbur çerekshekulli dhe të gjithë pasuritë tona natyrore ti kthejmë në mirëqenie e në pasuri për secilin.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook