Ballina Aktualitet Krujë/ Të shtëna me armë zjarri drejt banesës, policia jep detajet e...

Krujë/ Të shtëna me armë zjarri drejt banesës, policia jep detajet e ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme janë regjistuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese në Krujë.

Burime nga policia kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, ku drejt një banese u qëllua me armë zjarri.

Sipas të dhënave policore, banese derjt së cilës u qëllua me armë, është në pronësi të shtetasit me inicilae R.M, 60 vjeç.

Informacion paraprak
Më datë 10.03.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Zezë dyshohet se është qëlluar 1 herë me armë zjarri në portën e jashtme të banesës së shtetasit R.M., vjeç 60. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook