Ballina Aktualitet Kryemadhi shfaqet papritur në kishë, ja arsyeja

Kryemadhi shfaqet papritur në kishë, ja arsyeja

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të shtunë bashkë me vajzën e madhe Bora, ka shkuar në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, për t’u rrëfyer. 

Kryemadhi në një intervistë për “Channel one”, u shpreh se këtë ritual ka vite që e praktikon.

Kryemadhi: “Sot jemi në një ditë që përgatitemi të gjithë për Krishtlindjet. Unë sot kam ardhur të rrëfehem në Kishë te prifti para Krishtlindjeve. Është një ritual që bëhet para Krishtlindjeve dhe Pashkëve. Lindja e Krishtit është një simbol shumë i mirë dhe shumë shpresdhënës për njerëzit dhe shpresoj që këto Krishtlindje dhe ky Vit i Ri që vjen të jetë sa më i mirë, sa më i begatë dhe sa më i paqtë për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë më shumë, por me besimin në Zot besoj që gjërat do të ecin akoma më mirë. Duke qenë dhe në dyert e një kishe nuk dua të flas shumë sepse kisha është e të gjithëve dhe nuk është e politikës”.

E praktikoni shpesh që të rrëfeheni?

Kryemadhi: “E kam të përhershme, gjithmonë”

Kryetarja e LSI-së ka komentuar rreth veprimit më të përfolur në opinionin publik, çizmes që i drejtoi kryeministrit Rama.

Ajo pohoi se nëse një akt i tillë do të quhet mëkat, këtë duhet ta vendosi prifti.

Do ta quani mëkat çizmen?  

Kryemadhi: “Do ta vendos gjatë rrëfimit. Nuk e vendos dot unë, e vendos dikush tjetër nëse është mëkat apo jo”

Para ritualit të rrëfimit, Kryemadhi ka qëndruar për disa minuta në hollin e Katedrales Katolike, ku kremtohen meshat e mëdha me rastin e Krishtlindjes dhe Pashkës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Gjermania në krizë politike, Merkel: Rruga më e mirë zgjedhje të reja