Ballina Aktualitet Kryemadhi takim me reporterin e Parlamentit Europian Fleckenstein: Rama po bllokon integrimin...

Kryemadhi takim me reporterin e Parlamentit Europian Fleckenstein: Rama po bllokon integrimin e Shqipërisë në BE

Gjatë ditës së sotme, Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është takuar me reporterin e Parlamentit Europian Fleckestein për të biseduar mbi perspektivat e Shqipërisë për tu integruar në BE. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi në adresën e saj personale Facebook ku shpreh bindjen e saj se Rama dhe mazhoranca qeverisëse po bllokojne ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe se kjo mbetet prioritet per LSI.

Qëllimi i takimit mes paleve ishte pikerisht prioriteti që po i jepet Shqipërisë dhe per ecurinë në këtë aspekt. 

Postimi i plote i saj : 

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.