Ballina Aktualitet Kryeqyteti zgjohet i zbardhur nga bora

Kryeqyteti zgjohet i zbardhur nga bora

Tirana është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës filluan gjatë ditës së djeshme dhe u intensifikuan gjatë natës.

Gjatë ditës së djeshme Bashkia e Tiranës bëri një njoftim të rëndësishëm drejtuar shoferëve, të cilëve i kërkoi vëmendje të madhe.

Po ashtu, njoftoi se në zonat malore  janë futur borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës që po hapin rrugët rurale.

“Ndërkohë është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera! Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar  nr. 112”, theksoi Bashkia.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1159″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook