Ballina Aktualitet Kthehet nga Kroacia por një “suprizë” e priste në Rinas, ja çfarë...

Kthehet nga Kroacia por një “suprizë” e priste në Rinas, ja çfarë ka ndodhur me shqiptarin (Emri)

Një shqiptar i kërkuar nga Interpoli është arrestuar në Rinas pasi po kthehej nga Kroacia.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë njoftohet se është arrestuar Alfred Rrasa, 22 vjeç nga Shkodra.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim të datës 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 56, 110, 575 dhe 577 të Kodit Penal Italian, si dhe neneve 10-12-14 të ligjit nr. 497/74.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Rinas ndalon një të kërkuar  ndërkombëtar për vrasje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas arrestuan shtetasin Alfred Rrasa, 22 vjeç, nga Shkodra.

Ai ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate.

Nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte, rezultoi se ishte shtetasi Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij.

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim te dates 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 56, 110, 575 dhe 577 të Kodit Penal Italian, si dhe neneve 10-12-14 të ligjit nr. 497/74.

Maksimumi i mundshëm i dënimit “Burgim i përjetshëm”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook