Ballina Aktualitet Ku kanë mbetur tragetet që janë nisur për në Durrës?

Ku kanë mbetur tragetet që janë nisur për në Durrës?

Vonesa në mbërritjen e trageteve me internerar Bari – Durrës.

Shkak është bërë nisja me disa orë vonesë nga Bari në drejtim të vendit tonë.

Nga ora 07:00 që duhet të kishin mbërritur në portin e Durrësit, dy prej 3 trageteve të nisura mbrëmë ende nuk kanë mbërritur në brigjet tona.

Fluksi i pasagjerëve ka shkaktuar vonesa në përpunim.

7 tragete po lundrojnë çdo ditë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas për të përballuar fluksin.

Mësohet nga autoritetet italiane se tragetet janë nisur rreth orëve të mesnatës nga Italia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook