Ballina Aktualitet Kujdes fëmijët gjatë verës, nxehtësia në makinat e ekspozuara në diell mund...

Kujdes fëmijët gjatë verës, nxehtësia në makinat e ekspozuara në diell mund të jetë fatale

Dhjetëra fëmijë të vegjël që janë gjallë tani do të vdesin deri në fund të verës, të pjekur deri në vdekje brenda një makine të nxehtë.

“Ne të gjithë jemi kthyer në makinat tona në ditët e nxehta dhe nuk kemi qenë në gjendje të prekim timonin”, tha bashkë-autori i studimit Nancy Selover, një klimatolog në Universitetin Shtetëror të Arizonës. “Por imagjinoni se si do të ishte për një fëmijë nëse do të bllokohej në sediljen e pasme të makinës.”

Shkencetarët përdorën gjashtë makina të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme që ishin parkuar ne diell. Dhe vrojtuan se makinat më të vogla ngrohen jashtëzakonisht shumë shpejt dhe pas një ore temperatura në të gjithë makinat arrin mbi 47 gradë celcius. Ndërsa në hije, temperatura mesatare ishte rreth 40 gradë celcius, por pas dy orësh ishte aq e rrezikshme sikur në diell. Gjatë kësaj kohe një fëmijë që është i bllokuar në makinë mund të vuajë lëndime fatale.

Çdo vit vdesin mesatarisht, 37 fëmijë nga ndërlikimet e hipertermisë – kur trupi ngrohet mbi 40 gradë dhe nuk mund të qetësohet. Tashmë në vitin 2018, shtatë fëmijë kanë vdekur në tragjeditë që ndodhën në Teksas, Virxhinia. Më shumë se 50% e rasteve të një fëmije që vdes në një makinë të nxehtë ka ndodhur në rastet kur një prind ose kujdestar e harron fëmijën në automjet.

Autori i studimit Jennifer Vanos, një biometeorolog nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego tha se studiuesit zbuluan se temperatura e trupit të një fëmije mund të arrijë 40 gradë celcius në më pak se dy orë madje edhe në një makinë të parkuar në hije. “Kjo temperaturë trupore mund të jetë fatale për foshnjat dhe fëmijët – dhe ata që mbijetojnë mund të kenë dëmtime të përhershme neurologjike,” tha ajo.

LEXO EDHE:  Kujdes me pastën e dhëmbëve! Ky përbërës i saj shkakton kancer në zorrën e trashë

“Korriku është muaji më vdekjeprurës në makinat e mbinxehura dhe ka numrin më të lartë të vdekjeve, 16 persona vdiqën në vitin 1999” – tha Null, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, por tha se studimi ishte solid dhe vlerësoi gjithçka që mund të rrisë ndërgjegjësimin për këtë çështje.

“Harresa e një fëmije në makinë mund të na ndodhë të gjithëve. Shpesh këto histori përfshijnë një prind të shpërqendruar. Nuk ka dallim midis gjinisë, klasës, personalitetit, racës ose tipareve të tjera. Funksionalisht, nuk ka shumë ndryshim midis të harruarit të çelësave dhe të harruarit të fëmijës tuaj në makinë. ” – tha psikologu Gene Brewer i Universitetit Shtetëror të Arizonës i cili as ai  nuk ishte përfshirë në studim./automjet.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook