Ballina Aktualitet Kujdes kur prisni siguracione për makinën në Durrës

Kujdes kur prisni siguracione për makinën në Durrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit ku dy shoqëri private kanë prerë siguracione fallco për makina.

Denoncimi është bërë nga dy shtetas me banim në Itali, pasi kanë marrë policë sigurimi Kufitare të falsifikuar për mjetet e tyre.

Policia nuk jep detaje të tjera rreth këtyre shoqërive private, ndërkohë që thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Njoftimi i policisë:

*Më datë 05.01.2018, në PKK, Port Durrës, shtetasi N.K, vjeç 37, banues Itali, ka bërë kallëzim se, më datë 22.12.2017, ka prerë një siguracion policë sigurimi Kufitare e një shoqërie private për mjetin tip “Lancia Pedra”, të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 190 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Durrës/ Operacioni "Postieri" vë në pranga oficerin e policisë, pajisi me 'vërtetim besueshmërie’ mikun e Lul Berishës

*Më datë 05.01.2018, në PKK, Port Durrës, shtetasi I.K, vjeç 33, banues Itali, ka bërë kallëzim se, më datë 25.12.2017 ka prerë një policë sigurimi Kufitare e një shoqërie private për mjetin tip “Ford”, të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 190  i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook