Ballina Aktualitet “Kulmi! Të blesh qeder me paret e tua!”, ja mesazhi i Manjanit...

“Kulmi! Të blesh qeder me paret e tua!”, ja mesazhi i Manjanit për politikën shqiptare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje partive kryesore në vend që të mos shpenzojnë më para për sekserët amerikanë, që njihen si lobbistë.

Manjani në një status në Facebook shkran se me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse.

“Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!”, theksoi Manjani.

Postimi i Manjanit

Para & propagandë

PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë!

Asnjë cent!

Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!

E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!

Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!

Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!

Shifrat tregojnë të kundërtën!

Atëherë përse?!

E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!

E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!

Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Kjo është politika!

Turp!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook