Ballina Aktualitet Kur do të nisin reshjet dhe çfarë pritet për përmbytjet

Kur do të nisin reshjet dhe çfarë pritet për përmbytjet

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite nuk priten reshje, ndërsa të dielën pritet që reshjet të rifillojnë mbasdite në të gjithë vendin.

Ato do të jenë të dobëta. Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Në zonat malore në veri-lindje priten reshje dëbore në 1000 m mbi nivelin e detit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 14
në vendet e ulëta: 7 / 13
në vendet malore: 1 / 10 °C.

Era sot pritet të fryjë e lehtë ndërsa nesër e lehtë deri mesatare në bregdet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook