Ballina Aktualitet Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Tiranë ku 23-vjeçari nga Fieri, Aldison Beluli ka qëlluar për vdekje 21-vjeçaren Ariela Murataj, studente në Fakultetin e Mjekësisë.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Mjekësisë, pranë spitalit Nënë Tereza.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi djali kërkonte të lidhej me vajzë dhe kjo nuk pranonte.

21-vjeçarja është qëlluar me 5 plumba, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe ka ndërruar jetë në spital. Aldisoni ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Kapo” në Zharrez të bashkisë Patos.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook