Ballina Aktualitet Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, Benz-i luksoz “fluturon” mjetin tjetër jashtë...

Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, Benz-i luksoz “fluturon” mjetin tjetër jashtë rrugës (Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një mjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një mjet tip “Volskwagen”.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kastratit, tek mbikalimi i aeroportit të Rinasit.

Sipas informacioneve të marra nga “Dualajm.com”, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”.

Në fotot e paraqitura pak më poshtë shihet që automjeti tip “Volkswagen” prej përplasjes së fortë ka përfunduar jashtë korsisë së rrugës.

LEXO EDHE:  FOTO/ Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset shoferi

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen ka shkaktuar dhe dëme ndaj një mbikalimi të këmbësorëve. 

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar kjo rrugë, autostrada Tiranë-Durrës, duke krijuar një kolona të gjata me kilometra.

 Policia ka mbërritur në vendngjarje për të normalizuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook