Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA ngre shqetësimin për bllokimin e Vettingut

Ambasada e SHBA ngre shqetësimin për bllokimin e Vettingut

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur shqetësimin e popullit shqiptar përsa i përket çështjes së Vettingut dhe përpjekjet që janë bërë këto koh për të dobësuar dhe deformuar reformë kaq të pritur në drejtësi.

Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese e Vettingut duhet të shqyrtojë mirë ankesën e marrë dhe ta bëjë procesin sa më transparent duke u mbështetur dhe tek rekomandimi i Komisionit të Venecias.

Reagimi i Ambasadës së SHBA

“Mbështesim deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend. 

Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. 

Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.”

Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakLulzim Basha mbush sot 43-vjeç, urimi i veçantë dhe dhurata speciale që i bëri Edi Rama për ditëlindje
Artikulli tjetërAstrit Patozi kundërshton hapur koaliconin paszgjedhor PD-PS: Është amnisti për korrupsionin