Ballina Aktualitet Bojkotohen zgjedhjet në fshatin Oshtec në Pogradec. Banorët: Nuk pranojmë të votojmë

Bojkotohen zgjedhjet në fshatin Oshtec në Pogradec. Banorët: Nuk pranojmë të votojmë

Rreth 140 banorë të fshatit Oshtec të qytetit të Pogradecit kanë bojkotuar zgjedhjet e ditës së sotme.

Bojkoti i zgjedhjeve thuhet se është bërë pasi prej kohësh banorët kanë rrugën e fshatit në gjendje të keqe.

Banorët janë të vendosur dhe nuk pranojnë asnjë kompromis. Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të votimit janë të gatshme për të nisur procesin e votimit.

Por, mesa duket në këtë zonë nuk do të ketë votime në këtë ditë.