Ballina Aktualitet Tha se do të dorëzonte mandatin, Tahiri konkretizon deklaratën e bërë ditën...

Tha se do të dorëzonte mandatin, Tahiri konkretizon deklaratën e bërë ditën e djeshme

Pas deklaratës së bërë ditën e djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Një ditë më parë, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Tahiri ka njoftuar vendimin që kishte marrë për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe për të qenë përpara drejtësisë si një qytetar i lirë.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi shkruan: “I nderuar Z.Ruçi,
Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin Saimir Tahiri”

Nuk dihet nëse do të jetë Spartak Braho, personi që do të zevëndësojë Tahirin në Parlament, teksa ai sot pati një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruci.

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare 'trondit' me deklaratën e saj: Jam e virgjër, seks vetëm pas martese...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook