Ballina Aktualitet Aksident në Durrës, humb jetën 55-vjecari, shoferi largohet me shpejtësi

Aksident në Durrës, humb jetën 55-vjecari, shoferi largohet me shpejtësi

Përplaset në Durrës nga një veturë 55-vjeçari i cili ka humbur jetën.

Në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi me iniciale Dh.V,                55-vjeçar, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar për vdekje, nga një automjet.

Policia thotë se mjeti pasi e ka përplasur viktimën, është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u diktuar nga njeri.

Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook