Ballina Aktualitet Ambasada amerikane reagon ashpër, ja çfarë thotë për zgjedhjen e kryeprokurorit

Ambasada amerikane reagon ashpër, ja çfarë thotë për zgjedhjen e kryeprokurorit

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me proçesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Ambasada ka dënuar dhunën që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në protestë, dhe shprehet se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.

Deklarata

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

LEXO EDHE:  Rama i kundërpërgjigjet Bashës, “Këtu ka një lloj kastraveci që nuk..."

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook