Ballina Aktualitet Arrestohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi vjen pak ditë pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për ish-ministrin masën e sigurisë personale “arrest me burg”, por që nuk është pranuar nga gjykata, që ka vendosur të japë një masë më të zbutur.

Njoftimi nga Prokuroria

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook