Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ I arrestuari vdes në paraburgimin e Korçës (Emri)

LAJMI I FUNDIT/ I arrestuari vdes në paraburgimin e Korçës (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku mësohet se një i arrestuar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës.

Mësohet se 27-vjeçari, Enea Ftoi ndodhej prej tre ditësh në qelitë e burgut të Korçës, pasi ishte i ndaluar për vjedhje.

Sot ai do të dilte para gjykatës, por familjarët thonë se janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë.

Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut.

Sipas policisë: Vdekja paraprakisht dyshohet natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ka qenë i dënuar me herët për vjedhje. Ene Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhune varësen e floririt të një qytetareje. Trupi i pajete ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Asgjësohen 428 bimë kanabis, dy kultivuesit shpallen në kërkim (Foto)

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook