Ballina Aktualitet Lajmi i Fundit/ Bllokohet autostrada Levan-Vlorë, punëtorët e disa firmave dalin në...

Lajmi i Fundit/ Bllokohet autostrada Levan-Vlorë, punëtorët e disa firmave dalin në protestë (Foto)

Është bllokuar ditën e sotme hyrja e autostradës Vlorë-Levan nga punëtorët e firmave nënkontraktore të punimeve të Bypass-it.

Mësohet se punëtoret e 55 kompanive nënkontraktore kanë dalë në protestë, pasi kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj tyre Autoriteti Rrugor Shqiptar. 

Bllokimi i autostradës ka zgjatur rreth 30 minuta ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë nëse nuk marrin pagat që i takojnë.

“Fundviti i 2016 risolli edhe bllokimin e pagesave të kompanive tona dhe pamundësinë reale për të vazhduar më tej punimet.

Ne si kompani kemi investuar në këto dy projekte 9.5 milion euro deri më sot dhe nuk na janë paguar.

Ne duhet të paguhemi se kemi punuar dhe kemi paguar taksa dhe detyrime, paga gjithashtu, pa paguar dot punonjësit dhe furnitorët tanë”, tha një përfaqësues i protestës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook