Ballina Aktualitet Gjendet skeleti i një personi në themelet e një Qendre Shëndetësore në...

Gjendet skeleti i një personi në themelet e një Qendre Shëndetësore në Korçë

Në fshatin Koritë të Korçës janë zbuluar eshtrat e një personi. Mësohet se eshtrat janë gjendur në themelet e qendrës shëndetësore në fshatin Koritë.

Burimet thanë se kjo ndërtesë ka qenë banesë, por prej 20 vitesh funksionon si qendër shëndetësore.

Efektivë të policisë dhe mjeko-ligjorë i kanë marrë eshtrat për t’i analizuar dhe për të zbardhur rrethanat apo edhe identitetin e mundshëm të viktimës.

Banorët e zonës shprehen se nuk është hera e parë që gjenden eshtra pasi në këtë vend janë gjetur eshtra edhe para një viti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook