Ballina Aktualitet Gjykata e Apelit liron ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma. Cilat janë fondet...

Gjykata e Apelit liron ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma. Cilat janë fondet për të cilat Toma akuzohet se ka abuzuar

Gjykata e Apelit në Durrës ka liruar ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma.

Toma akuzohej për abuzim me fondet për rrugën Gjinar-Elbasan. Ish-drejtori i Rrugëve ka qëndruar për afro 3 muaj në paraburgim.

Ai ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve nga 2008-2013 dhe u arrestua bashkë me pasardhësin e tij.

FONDET për të cilat ai akuzohet se ka abuzuar:

Nga auditimi mbi zbatimin e kontratave të punimeve civile në objektet “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe, Tiranë” “Ndërtim Rruga Kukës-Morinë, Loti 1 (vepra arti të mëdha-dublimi)” nga KLSh është konstatuar se është rritur artificialisht fondi limit në vlerën 24,139,392 lekë (me TVSH) për objektet e mësipërme me pasojë efekte negative në buxhetin e shtetitë Konkretisht, dëmi financiar tek “Rikonstruksioni dhe zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, segmenti Fakulteti Filologjik-Unaza e Madhe, Tiranë” është në vlerën 19,158,132 lekë (me TVSH) dhe “Ndërtim Rruga Kukës-Morinë, Loti 1 (vepra arti të mëdha dublimi)” në vlerën 4,981,260 lekë (me TVSH) e së fundmi në aksin Elbasan Tiranë dhe rrugën e Gjinarit në Elbasan me një dëm rreth 50 milion euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook