Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një grua në minierën e Bulqizës (Emri)

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një grua në minierën e Bulqizës (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Bulqizës, ku një grua ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës.

Viktimë mësohet se ka mbetur 50-vjeçarja Shpresa Rami, e cila dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

“Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D,  të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook