Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ Kamioni që po punonte në HEC-in e Moglicës bie...

LAJMI I FUNDIT/ Kamioni që po punonte në HEC-in e Moglicës bie nga 100 metra lartësi (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Moglicë, ku një kamion që punonte për HEC-in ka rënë në humnerë nga një lartësi prej 100 metrash.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e quajtur Maliq Opar.

Ende nuk dihet mbi fatin e personave që udhëtonin me mjetin e aksidentuar.

Ndërkohë jemi në pritje të një njoftimi zyrtar nga policia, për të ditur më shumë detaje rreth ngjarjes në fjalë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook