Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ Krimet e Rënda lënë në “arrest shtëpie” Saimir Tahirin

LAJMI I FUNDIT/ Krimet e Rënda lënë në “arrest shtëpie” Saimir Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë tre ditë më parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.

“Jemi të bindur që ky veprim do të prishet nga gjykata e apelit pasi pretendimi ynë është pretendim ligjor, sepse për ne është një masë e përsëritur marrë po nga e njëjta gjyqtare dhe një masë që është prishur herën e parë. Kemi të bëjmë me faktin që herën e parë është kërkuar masa më e lehtë ndalimi për të dalë jashtë shteti, ndërsa sot masa më ekstreme dhe kur gjykata e Apelit gjeti pavend daljen jashtë shtetit…”, tha Haxhia.

Dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave.

Bëjmë me dije se seanca u zhvillua pa pranine e kamerave.

Çfarë u tha në seancën me dyer të mbyllura

Avokati Maks Haxhia ka thënë që në fillim të seancës se gjithçka është bërë për të denigruar figurën e ish-Ministrit të Brendshëm pasi prokuroria nuk ka asnë provë të re nga ato të disa muajve më parë ku kërkoi pezullimin e pasaportës të ish-Ministrit.

Ai ka argumentuar edhe letër-porositë e ardhura së fundmi nga Greqia dhe Italia që sipas tij nuk e fajësojnë direkt ish-Ministrin e Brendshëm.

Haxhia dhe Tahiri më pas kërkuan revokimin e masës së sigurisë së dhënë nga gjykata e krimeve të rënda në një masë tjetër më të lehtë sigurie.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjia e prokurorit Besim Hajdarmataj.

Sipas tij kjo masë është kërkuar për faktin se në disa raste është vërtetuar që disa prova janë prishur dhe rrezikon mundësia të prishen  dhe prova të tjera. 

LEXO EDHE:  Lajmi Fundit/ Kuvendi i thotë "jo" arrestimit të Tahirit

Pasi ka persona të tjerë që nuk janë marrë në pyetje.

Hajdarmataj iu referua dëshmisë së një personi që ka në pronësi një mjet të përdorur nga zoti Tahiri në Greqi.

Ai tha se ky shtetas  pasi është marrë në pyetje nga prokuroria ka pasur një kontakt me ish-Ministrin.

Lidhur me këtë, Tahiri tha se vërtet ka pasur një kontakt me këtë person, por thjesht e ka falenderuar  dhe i ka kërkuar ndjesë që është bërë objekt i marrjes në pyetje nga organi i akuzës.

Akuzat ndaj Tahirit

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa u fut në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 10:30 tha se do të kërkojë shfuqizimin e vendimit që ka marrë gjykata në ngarkim të klientit të tij.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se brenda korrikut dosja pritet të çohet në gjykatë.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Tahiri u shoqërua në gjykatë nga efektivë të policisë

Ish-Ministri i Brendshëm mbërriti në gjykatë me një makinë policie dhe u shoqërua në ambjentet e brendshme  nga efektivët.

Edhe pse media e priste prej mëngjesit herët tek porta kryesore e banesës tek “Kodra e Diellit”, Tahiri nuk u pa të dilte.

Nuk dihet nëse banesa ka dalje tjetër, apo Tahiri ka manovruar duke dalë herët nga shtëpia për të shmangur median. 

Prokuroria thotë se ka prova të reja

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

LEXO EDHE:  PREKËSE/ Video që do t'u përlotë, shihni si nëna arushë sakrifikon veten për të mbrojtur të vegjlit e saj

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën “arrest me burg” por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore.

Edhe prokurorët do apelojnë vendimin

Prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin. 

Ndërkohë zhvillimet e fundit kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda por dhe policinë e shtetit. 

Drejtuesja e re e krimeve të Rënda zhvilloi mesditën e së hënës, (14 maj) një takim me shefin e sektorit të hetimit të krimit të Organizuar në Policinë e shtetit, Eduard Merkaj. 

Takimi zgjati rreth një orë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook