Ballina Aktualitet Nuk ishin 1.5 milionë euro, zbulohet shuma akoma më marramendëse që u...

Nuk ishin 1.5 milionë euro, zbulohet shuma akoma më marramendëse që u gjet në “Toyota Yaris” (Foto)

Shuma e kartmonedhave me prerje 100-euroshe të gjetura në mjetin tip “Toyota Yaris” e cila ishte sjellë nga Belgjika me bizarkun me targa AA 120 SP, AFR 559, nuk ishte 1.5 milionë euro.

Sipas raportimeve mësohet se deri më tani janë numëruar rreth 5 milionë euro, ndërkohë që numërimi vijon ende.

Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se eurot me prerje të ndryshme nuk janë të falsifikuara.

Policia ka arritur të arrestojë 3 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e burimit të parave dhe destinacionin e tyre por nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook